Arrestohet ish-futbollisti spiun i Putin, çonte informacione nga Gjermania ne..

Ish-futbollisti Karsten Linke është arrestuar nga policia gjermane pasi akuzohet si spiun i presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas gazetës britanike Telegraph, 57-vjeçari ishte një agjent i dyfishtë në Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Gjermane dhe u arrestua për tradhti dhjetorin e kaluar, pas skandalit më të madh të inteligjencës evropiane në dekadat e fundit.

Linke, sipas Der Shpigel i ka dhënë informacione sekrete Rusisë, ku disa prej tyre kanë pasur lidhje me Ukrainën. ISh-futbollisti për disa kohë drejtoi si trajner skuadrat lokale në Bavari, aty ku lidhi kontaktet me një biznesmen me origjinë ruse dhe u bë korrier i tij.

Gjatë vizitave në Moskë, ai jepte informacione të ndryshme të klasifikuara për fushën e betejës në Ukrainë. Pas arrestimit të tij, mediat kanë kontaktuar dhe avokatin mbrojtës, i cili nuk ka pranuar të komentojë situatën. Autoritetet gjermane kanë shtuar dyshimet, nëse Linke vepronte i vetëm apo bëhet fjalë për një grup të strukturuar spiunazhi.

Latest articles

Related articles