PD dhe Basha “humbën”me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës ..


Nga Skënder Kapiti, me 8 TETOR, 2022

Të vërtetën e madhe që e kam thënë e shkruar që me 8 October, 2022, u vertetua plotësisht tani, ajo se: ”PD dhe Basha “humbën”me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës dhe prej masakrës zgjedhore të qeverisë Rama”

“I ftoj analistët dhe opinionistët si dhe intelektualët e vërtetë dhe mediatikët e pakorruptuar dhe ata jo mercenarë të parasë e të pushtetit që të marrin guximin e të thonë të vërtetat politike, ashtu si po i thonë e veteton koha, realiteti dhe ndërkombëtarët, miq të shqiptarëve.

PD“humbi”me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës dhe prej blerjes së votave nga qeveria e Ramës. Kjo është e vërteta dhe jo shpifjet e alibtë djallëzore për t’ia faturuar këtë Bashës kundër të cilit ishin bashkë dhe vazhdojnë që të jenë bashkë edhe sot e gjithë politika e vjetër: rilindasit e Ramës, LSI-stët e Metës, partizat që dolën nga PD në kohën e zgjedhjeve si ato të Topallit, Hajdarit dhe të Patozit e që kulmuan me daljen e foltores. Këtë bashkëpunim të tyre e vertetuan edhe zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 Marsit 2022.

Të gjithë demokratët deri para se të shpallej Berisha person non grata për korrupsion dhe për minim të demokracisë deklaronin të vërtetën e asaj se pse humbi zgjedhjet Partia Demokratike me 25 Prill 2021. Shkaku ishte korrupsioni dhe blerja e votës nga pushteti dhe regjimi i Edi Ramës por edhe minimi, mosangazhimi dhe sabotimi që i bënë Bashës në ato zgjedhje pikërisht ato ulkonjat e vjetra e të korruptuara që u grumbulluan në foltoren antiBasha e antiSHBA pas shpalljes non grata të Berishës.

Edhe karshi këtij fakti, PD me Bashën arritën një rezultat që kurrë PD nuk e kishte arritur që nga viti 1992.

Por vjen pyetja se: Pse ndërkombëtarët heshtën dhe i njohën zgjedhje e manipuluara të 25 Prillit 2021 ?!

Edhe këtë e dinë foltoristë dhe e dinë edhe demokratët.

Arsëyeja është se ndërkombëtarët e shikonin Edi Ramën si të keqe pak më të vogël se sa Berishën dhe Ilir Metën. Kjo sepse një fitore e PD-së dhe e LSI-së ku rolin vendimtar në formimin e qeverisë do ta kishin jo Basha, por Berisha dhe cifti Meta-Kryemadhi ku këta të fundit do ta bënin qeverinë. Mirëpo një riciklim të pushtetit dhe në pushtet të atyre të cilët u ndëshkuan ashpër në vitin 2013 ishte i papranueshëm edhe për publikun por edhe për ndërkombëtarët. Atëherë u njoh manipulimi zgjedhor dhe Ramës iu “njoh” fitorja e blerë.

Pra, më mirë u pa nga ndërkombëtarët vijimi në pushtet i Edi Ramës se sa riciklimi në pushtet i po atyre të cilët vota popullore i dërrmoi në vitin 2013.

Kjo vertetohet edhe me rrjedhjen e ngjarjeve pas 25 Prillit 2021, kur SHBA shpallën Berishën person “non grata” duke e mbështetur fuqishëm dhe hapur Lulzim Bashën dhe elitën e re politike të drejtuar prej tij. Kjo u pa edhe me faktin se po ditën që u largua Ilir Meta nga Presidenca atij i doli dosja si ishspiun i sigurimit të shtetit, dhe në vijimësi Berishën e shpallën non grata edhe Partitë Popullore Europiane dhe Britania e Madhe, dhe po kështu edhe Ilir Metën e shpalli non grata edhe Partia Socialiste Europiane.

Nuk ka besoj nevojë për stërhollime e filozofime llafollogjizmash, pasi këto janë fakte të qarta që tregojnë se Berisha, Rama e Meta janë të padëshirueshëm si brënda Shqipërisë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Dhe sapo të goditen politikisht dhe përfundimisht Berisha e Meta, dhe sapo të dëbohen ata të dy nga politika, atëhere PD shpejt, shumë shpejt do të vijë në pushtet, pasi edhe komponenti i tretë i Trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama e qeveria e tij e stërkorruptuar, ajo lehtësisht, me një shtytje të vogël do të rrokullisej nga pushteti e do të kalonte në opozitë të gjatë.

Nëse Berisha nuk do të kandidonte për deputet në vitin 2021, sot PD do të ishte në pushtet me Bashën Kryeministër.

Këtë e dinë edhe foltoristët, por paska qenë mirë që ndodhi përkohësisht kështu sepse një fitore e pushtetit më këtë grup deputetësh foltoristë me Berishën dhe me deputëtë nga LSI-ja, kush mund ta kishte penguar Berishën dhe grupin e tij që ai të rizgjidhej kryeministër me po ata ministra që qeverisën nga viti 2005 -2013, kush do ta kishte penguar riciklimin në pushtet e qeveri të binomit korruptiv Berisha-Meta.

Pra Basha ka qenë në hall e në presion të madh,dhe ai bëri atë që nuk e ka bërë askush në këto 30 vite tranzicion,bëri maksimumin për ndëshkimin e politikës së vjetër, dhe për cmontimin nga politika të së keqes më të madhe, atë të Trinomit të së keqes Rama-Berisha- Meta, proces ky që nuk ka kthim pas dhe që pashmangshmërisht do të realizohet së shpejti ndarja e Shqipërisë nga tranzicioni, nga e vjetra dhe nga fantazmat e së shkuarës”.

DURRES.me 8 Tetor 2022

Shënim : këtë fakt të kërtij shkrimi ,ku shkaktarë të humbjen se Bashës dhe PD-se me 25 Pril 2021 ishin aleanca Rama-Berisha-Meta dhe Topalli -Hajdari-Patozi , e vertetuan me vone edhe komploti i hapur i “Trekendeshit të Bermudës” së bashku dhe në aleancë me të gjitha televizionet në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, si dhe e vertetoi fakti korruptimit të agjentit të FBI-së nga kryemistri i Shqipërisë për të shpikur e shpifuar sajesa e ceshtje kundër Lulzim Bashës. Tashmë kjo dihet dhe është vertetiuar publikisht e ndërkombëtarisht, por besoj se këtë e dinë tashmë edhe disa deputetë pupla të PD-së të cilët ndryshojnë si kamaleoni , ndryshojnë qëndrim brënda 24 orëve.

Latest articles

Related articles