Në aksin Bogë-Theth dëbora shkon mbi 1 metër, ARRSH thirrje shoferëve(Video)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bogë-Theth, dendësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër dhe për këtë po punohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe mjete të tjera.

ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Bogë-Theth po punohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe mjete të tjera. Dendësia e dëborës është mbi metër. Aksi është i hapur për qarkullimin.Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Latest articles

Related articles