Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e cila çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:oo dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.
“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.
Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.
Gazetarja Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.