Ilir Metaj po i heq dheun nën këmbë Sali Berishës

Sali Berisha po tretet elektoralisht. Edhe pikën e fundit të gjakut elektoral po ia thith Ilir Meta që nuk e lë as të dal me një kandidat, as të ngrihen mbi interesin e tij të vogel sepse kjo i sherben i interesit të madh të Metës.

Ilir Meta e ka të qartë strategjinë, me idhtarët e Berishës do të mbushë skutat e partisë se tij.

Ndryshe Berisha do te ishte duke hartuar programin dhe strategjinë elektorale. Duke diskutuar për të dalë me kandidat të përbashkët. Duke u dhënë qytetarëve alternativën që kërkojnë. Rama nuk rrezohet me shetitje në bulevard. Protestat e fundit të Berishës kanë qenë shërbimi më i mirë për qeverisjen antidemokratike të Edi Ramës.
Në fund të fundit kjo është strategjia e Metës. Berisha dërrmohet në zgjedhje dhe largohet, Meta merr thërrimet e Berishës dhe rritet…
Por këtë tashmë demokratët e kanë kuptuar, Berisha jo.
Ai vazhdon ti shërbej me një devotshmëri Ramës dhe Metes duke sulmuar Bashën. Berishën e tmerron fakti se Lulzim Basha po e injoron.
Sali Berishën e tmerrojnë dosjet në SPAK.
Sali Berishën e tmerron pendimi i mundshëm i Agron Netës në dosjen MCgonigal.

Tashmë Berisha dhe Rama janë më bashkë se kurrë, në sytë e shqiptarëve, në sytë e ndërkombëtarëve, për korrupsionin, lidhjet me krimin dhe minimin e demokracisë.

Latest articles

Related articles