Nga Indrit Vokshi
Vota për partinë zyrtare PD, është votë për Edi Ramën (thotë ky). Ndërsa vota për ketë e sidomos për Ilir Metën, është votë për demokracinë dhe lirinë. Demokracia e tipit Sali-Meta. Edhe demokracia antike greke ua ka zili, le më Britania e Zvicra që i xhelozojnë çdo ditë për nivelin e lartë demokratik që ky e Meta mbartin. Ky robi i shkolluar 25 vjet në shkollën e Partisë së Punës si sekretar i saj, deklaron se çdokush tjetër në garë, i heq vota atij – sepse sipas tij, vota është pronë e tij. Me mentalitetin leninist, pandehin se çdo votë është pronë e tyre, populli është pronë dhe pasuri e tyre. Po e kërkoi dikush tjetër votën, me ofertë tjetër, me mentalitet tjetër, quhet armik sepse po iu mer pronën, po iu merr popullin, pra po iu merr pasurinë (partia e popullit dhe populli i partisë). Nuk duan ta pranojnë se shumë njerëz nuk duan tua japin votën sepse janë neveritur me mënyrën e tyre të sjelljes, prandaj i shpallin njerëzit tradhëtarë e të shitur. Po të duash të jesh demokratik, ke detyrimin të votosh ketë dhe Ilir Metën. Këta përfaqësojnë demokracinë; njëri përfaqëson marrjen e votës me grykën e kallashit dhe tjetri marrjen e votës me polici dhe me 100 euro vota. Identik si PS-ja dhe Edi Rama. Sepse edhe ky edhe Meta, para se të jenë me partitë me të cilat ishin e janë, kanë shkollën dhe testerat e Partisë së Punës. Dhe guxojnë na japin leksione për liri e demokraci ne të tjerëve që nuk kemi asnjë lidhje me atë parti e me atë mentalitet.
Ndoshta çdo votë për Sali Berishën dhe Ilir Metën është votë për Edi Ramën, sepse vetëm Ramës i duhet dhe i leverdis një dyshe si këta, të diskretituar brenda dhe jashtë Shqipërisë.