Sefa: Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit për vulën në PD

Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës. Kështu, pas hedhjes së shortit u caktua që çështja në fjalë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Ndërkohë, anëtare do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Me anë të një stausi në Facebook ka reaguar edhe përfaësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i cili thekson se Gjykata e Apleit a ka më asnjë pengesë.

Postimi

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt.
Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

Latest articles

Related articles