Efekti psikologjik “Dunning Kruger”: Guximi i injorancës

Sipas Dunning dhe Kruger, njerëzit injorantë besojnë se janë më të mirët, ndërsa njerëzit me të vërtetë injorantë e konsiderojnë veten të paaftë.

Efekti Dunning Kruger është një paragjykim konjitiv që i bën njerëzit më pak të aftë në një fushë të caktuar të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërsa i shtyn ata që janë më kompetentë t’i nënvlerësojnë ato. Është si të thuash se injorantët besojnë se dinë më shumë dhe ata që dinë e konsiderojnë veten injorantë.

Ata që janë viktima të këtij shtrembërimi kanë një iluzion epërsie dhe i vlerësojnë aftësitë e tyre mbi mesataren. Për më tepër, ata tentojnë t`i nënvlerësojë njerëzit më kompetentë.

Ky efekt u demonstrua në një studim të botuar në 1999 nga David Dunning dhe Justin Kruger, dy studiues në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit Cornell. Fakti kurioz është se efekti Dunning Kruger duket se shqetëson vetëm shoqërinë perëndimore. I njëjti eksperiment i kryer në Azi dha rezultate tërësisht të kundërta.

Pse ndodh efekti Dunning Kruger

Sipas teorisë së Dunning Kruger, shpjegimi i këtij fenomeni qëndron në faktin se njerëzit e paaftë nuk zotërojnë aftësitë e nevojshme për të vënë re dallimet mes tyre dhe më të aftëve.

Individët të cilëve u mungon njohuria ose mençuria për të arritur rezultate më të mira, shpesh nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo mungesë ndërgjegjësimi i atribuohet një deficiti në aftësitë metakonjitive.

Me fjalë të tjera, paaftësia që i shtyn ata të marrin vendime të këqija është e njëjta gjë që u heq aftësinë për ta njohur këtë aftësi. Ata nuk janë në gjendje ta vërejnë këtë as tek vetja, as tek të tjerët. Në fakt, ka një masë njerëzish intelektualisht mediokër që sigurojnë jetesën duke pretenduar se janë të veçantë dhe plot karizëm. Në parim ia dalin, sepse ne i konsiderojmë tërheqëse.

“Një intelektual zakonisht është një person që nuk shquhet saktësisht për intelektin e tij. Ai ia atribuon këtë përkufizim vetes për të kompensuar pafuqinë natyrore që vëren në aftësitë e tij. Është historia e vjetër “më trego për çfarë je krenar dhe unë do të të them çfarë të mungon”. Buka e përditshme. I paafti paraqitet gjithmonë si ekspert, mizori si i mëshirshëm, mëkatari si puthës, fajdexhiu si bamirës, ​​i vogli si patriot, arroganti si i përulur, vulgari si elegant dhe budallai si intelektual. -Carlos Ruiz Zafon

Rezultatet e studimeve të Kruger dhe Dunning mund të kenë interpretime të ndryshme. Shpesh efekti i shkaktuar është se në mesin e njerëzve që kryejnë një detyrë specifike, ata që janë më pak të aftë mendojnë se janë më të aftë për ta përfunduar atë. Anasjelltas, më të kualifikuarit priren të kenë më pak besim në aftësitë e tyre.

Arsyeja e suksesit të të paaftëve

Shpjegimin për suksesin e këtyre njerëzve e gjejmë në një ide shumë magjepsëse, e njohur si hipoteza e botës së drejtë. Sipas këtij interpretimi, rezultatet që arrijmë në jetë janë gjithmonë të merituara. Njerëzit që e besojnë këtë ide pretendojnë se secili zë një pozicion të caktuar në botë për meritat që ka.
Rezulton, se njerëzit e paaftë mendojnë se janë më të mirë nga sa janë në të vërtetë, por në përgjithësi nuk besojnë se janë më të mirë se ata që, në fakt, janë. Është e rëndësishme të theksohet se Dunning dhe Kruger kurrë nuk pretenduan se të paaftët mendojnë se janë më të mirë se kompetentët. Ata thjesht besojnë se janë më të mirë nga sa në të vërtetë nuk janë, dhe nuk e kanë problem ta thonë këtë.

Ekziston një mospërputhje e konsiderueshme midis asaj se si njerëzit e paaftë e perceptojnë performancën e tyre dhe se si është ajo në të vërtetë. Kjo mospërputhshmëri është shumë më e vogël tek njerëzit më kompetentë, gjë që paraqet një problem serioz për të dy grupet.

Sa u përket njerëzve më pak të zgjuar, efekti Dunning Kruger i pengon ata të përmirësohen. Për sa kohë nuk arrijnë t’i njohin të metat e tyre, ata nuk do të mund t’i kapërcejnë kurrë ato. Anasjelltas, për ata që janë intelektualisht të talentuar, ky paragjykim i pengon ata të që të shpërfaqen sa më shumë që të jetë e mundur, pasi vetëbesimi është thelbësor për suksesin.

Shembuj të efektit Dunning Kruger

Për shembull, ne mund të mos e kuptojmë se nuk jemi shumë të mirë në gjuhët e huaja. Kjo ndodh sepse na mungojnë aftësitë që na duhen për të qenë në gjendje të dallojmë se kush është i mirë dhe kush jo. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë ndryshimin midis dy fonemave të ndryshme, si mund të jemi në gjendje të dallojmë se kush është i aftë të shqiptojë si një vendas dhe kush jo? Nëse dimë vetëm disa fjalë të një gjuhe të huaj, si e vlerësojmë gjerësinë e leksikut tonë në krahasim me atë të të tjerëve?

Ju mund të keni dëgjuar dikë duke folur për një temë për të cilën ai padyshim nuk di absolutisht asgjë. Në të kundërt, ata që janë ekspertë në këtë temë priren të heshtin. Kjo mund të shihet lehtësisht në media, ku njerëzit priren t’u kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që tregojnë vetëbesim më të madh sesa argumenteve.

Konkluzione

Duke e thjeshtuar deri në ekstrem, teoria e Dunning Kruger mund të përmblidhet si vijon: ndërsa njerëzit injorantë besojnë se janë më të mirët, ata që janë me të vërtetë e konsiderojnë veten të paaftë.

Tejkalimi i pasojave të këtij efekti është vendimtar për shoqërinë tonë. Prandaj, kur jeni të sigurt se dini më shumë, mos heshtni. Është e domosdoshme që njerëzit e mençur të fitojnë më shumë vetëbesim.

Përgatiti:S.Tresa

Latest articles

Related articles