Deputeti demokrat Gazmend Bardhi pohoi në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se mes tij dhe kryetarit të Partisë së Rithemelimit Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim.
“Mes meje dhe zotit Berisha ka zero komunikim. As me kolegët e tjerë, por asnjëri prej tyre nuk merr guximin për të bërë ndërmjetësuesin, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi nëse do më duhet të komunikoj me z. Berisha e bëj fare mirë vetëm.
Marrëdhëniet mes meje dhe z. Berisha janë po ato që kanë qenë që në fillim dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë raport”, deklaroi Bardhi.
Sa i përket zgjjidhjes së situatës, Bardhi tha se kjo nuk mund të bëhet me një palë, por duhen zgjidhje të të gjitha palëve dhe demokratëve në bazë.
“Zgjidhja duhet të bëhet që para zgjedhjeve, pasi çdo përçarje në zgjedhje do të ishte fatale për opozitën. Ndarja e PD-së do të ishte një humbje për Shqipërinë jo vetëm për opozitën. Një përsëritje e 6 marsit do të ishte fatkeqësi. Por për këtë zgjidhje kërkohet vullnet i të dyja palëve, dhe jo të jetë e njëanshme”, theksoi Bardhi.