Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me mungesën e tij në seancën plenare të kësaj të enjteje dhe delegiomin e interpelancës së thirrur me të për çështjen McGonigal ndaj ministres Elisa Spiropali.
Duke iu referuar akuzave të opozitës në parlament, Rama shkruan përmes një postuimi në Twitter se kjo është një tallje e shpifur e politikës.
Rama nënvizon në reagimin e tij se në SHBA nuk ka asnjë akuzë apo pretendim ndaj tij se është i përfshirë në korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së, siç pretendon opozita.
“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.
Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.
Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!”, shkruan Rama në Twitter.