Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj mbërrin në GJKKO, ja akuza e ngritur ndaj tij


Burimet thanë se pritet që kete të mërkurë togat e zeza te shpallin vendimin ndaj tij, pas akuzës për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Pas shtyrjeve te njëpasnjëshme pritet që gjykata te shpallë sot vendimin ndaj Ismailajt.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës.

Akuza e ngritur nga SPAK është për fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.

Ai u paraqit në GJKKO i shoqëruar me avokatin e tij.

Latest articles

Related articles