“Burg të përjetshëm” për Aleksandër Përdodën autorin e v*asjes së rapsodit…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin “burg të përjetshëm” për Aleksandër Përdodën autorin e vrasjes së rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simoni në prill të vitit 2020, krim që e kreu në bashkëpunim me të vëllanë.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P.

Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur: Deklarimin e pafajshëm të pandehurit L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal; Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm; Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim.

Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm.

Latest articles

Related articles