Drejtuesi i PD Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Kreshnik Çollaku zhvilluan një nga takim me strukturat e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe, të drejtuar nga avokati Naim Hasani, përfaqësues fisnik.
Ishte kenaqesi e vecante te mirepresim sonte ne mbledhjen e Deges se Partise Demokratike ne Britani te Madhe, Kryetarin ne detyre dhe njekohesisht edhe kryetarin e grupit parlamentar te Partise Demokratike te Shqiperise z. Enkeleid Alibeaj dhe deputetin e PD dhe njekohesisht anetarin e komisionit te puneve te jashtme te Parlamentit te Shqiperise z. Kreshnik Çollaku.
Ky takim shume i rendesishem vjen ne kuadrin e nje vizite zyrtare qe z. Alibeaj dhe z. Çollaku po zhvillojne ne Londer me ftese te Komisionit te jashtem te Parlamentit Britanik per forcimin e mardhenjeve dypaleshe mes dy vendeve tona.
Partia Demokratike eshte nje parti e lindur kunder komunizmit, europiane dhe ne miqesi te perjetshme me Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Pamvaresisht veshtiresive momentale qe po kalon Partia Demokratike, ajo po ringrihet dhe eshte e do te jete alternativa e vetme qeverisese per Shqiperine dhe shqiptarët.
Falenderoj te gjithe perfaqesuesit e strukturave te PD ne Britani per pjesmarrjen dhe kontributin e tyre dhe vendosmerine qe kane treguar gjate nje viti te veshtire, duke treguar se shpirti i lirise dhe vlerave Europiane nuk mposhtet kurre.
Komuniteti shqiptar eshte ure lidhese mes Britanise dhe Shqiperise dhe padyshim mardheniet mes dy vendeve tona nuk do te cenohen asnjehere sepse ato kane ne thelb miqesine dhe vlerat tona te perbashketa demokratike dhe partneritetin strategjik bashke me aletin tone te patjetersueshem Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Krenar me qene shqiptar, krenar per vlerat qe perfaqeson Partia Demokratike dhe kenar per kontributin e cdo demokrati e shqiptari te ndershem qe Shqiperia jone e dashur te mos shuhet por te ngrihet dhe te lulezoje sepse asaj i dalin per zot gjithone bijte dhe bijat e saj me te mire.
PD ne Britani tashme eshte e mireorganizuar, e riorganizuar dhe nje ze i fuqishem i komunitetit shqiptar ne Britani!
Zoti i bekofte Shqiperine dhe shqiptarët kudo qe ndodhen.