Tajvani: Përreth ishullit u identifikuan 34 mjete ajrore dhe 9 anije të Kinës

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se që nga mbrëmë e deri sot në mëngjes përreth ishullit janë identifikuar 34 mjete ajrore dhe 9 anije luftarake të Kinës

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se që nga mbrëmë e deri sot në mëngjes përreth ishullit janë identifikuar 34 mjete ajrore dhe 9 anije luftarake të Kinës.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se 2 avionë luftarakë SU-30, 2 avionë J-11, 4 avionë J-10, 6 avionë 6 J-16, një avion transportues detar “Y-8 EW”, një patrullues detar “Y-8 ASW”, 2 avionë “Y-8 ELINT” të inteligjencës elektronike dhe dronët ushtarakë “BKZ-005” dhe “BKZ-007” kanë kaluar vijën detare dhe ajrore të përcaktuar si kufi të zonës së ndikimit të palëve në Ngushticën e Tajvanit si dhe kanë fluturuar në hapësirën e “Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ)” të Tajvanit.

Në deklaratë bëhet e ditur se 34 mjete ajrore dhe 9 anije luftarake që janë identifikuar përreth ishullit, janë vëzhguar përmes mjeteve elektronike gjurmuese, avionëve patrulluese, anijeve dhe sistemeve raketore tokësore.

Fluturimet kanë ardhur pasi presidenti i sapo zgjedhur i Çekisë, Petr Pavel zhvilloi bisedë telefonike me lideren tajvaneze Tsai Ing-Wen. Pekini protestoi ndaj bisedës me arsyen se “është ndërhyrje ndaj punëve të brendshme të Kinës”, se “shkel parimin një Kinë e vetme” dhe se “u ka dhënë sinjalin e gabuar forcave separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit”.

Pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan në gusht 2022, Kina i bëri të rregullta aktivitetet e patrullimit ushtarak përreth Tajvanit dhe fluturimet e saj që kalojnë “vijën e mesme” të konsideruar që ndan ngushticën e Tajvanit.

Qeveria e Pekinit, duke miratuar parimin e “Një Kine”, argumenton se Tajvani është pjesë e territorit të saj. Kina kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe vendos kusht që vendet që e njohin atë të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Latest articles

Related articles