Gazmend Koduzi, ish-kreu i ISKSH, sheh spitalin-ndërmarrje si zgjidhje për një sistem shëndetësor efektiv. Koduzi tha se një model i tillë garanton shpërndarjen e duhur dhe në përputhje me buxhetin të shërbimit shëndetësor.
Buxheti fiks që përcakton VKM e janarit mbaron. P.sh. spitalet e Tiranës e harxhojnë më shpejt dhe e gjejnë veten në fund të vitit pa barna. Zgjidhja më e mirë është konkurrenca, spitali ndërmarrje dhe pacienti që kudo shkon me kartën e sigurimeve shëndetësore me vete.
Koduzi tha se zbatimi i skemës së sigurimeve shëndetësore çalon.
Skema e sigurimeve shëndetësore në Shqipëri është e ngjashme me atë të Gjermanisë. Por tek ne zbatimi është ndryshe. Në Shqipëri ka monopol, është vetëm skema e sigurimit të detyruar shëndetësor.
Sipas tij, buxheti për shëndetësinë është i pamjaftueshëm.
Çdo vit qeveria nxjerr një VKM që përcakton buxhetin për spitalet, paketën e shërbimeve, numrin e punonjësve. Është një traditë qëkur spitalet janë futur brenda skemës së sigurimeve shëndetësore. Është një ishull i mbetur i izoluar dhe socialist.
Buxheti është fiks, miratohet me VKM dhe këtë ke deri në fund të vitit.
Koduzi bëri një krahasim të pagave të mjekëve në Shqipëri me ata në Kosovë.
Kosova p.sh. ka rritur pagat e mjekëve. Mjekëve specialistë u është rritur paga me 91%. Ndërsa në Shqipëri, një mjeku specialist nuk i shkon më shumë se 80 mijë lekë rroga.nuk është buxheti i mjaftueshëm.