Një ortek i madh dëbore ka goditur një resort turistik në Himalaje, duke lënë të vdekur dy persona dhe 21 të tjerë u gjendën nën grumbuj dëbore.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur grumbulli i dëborës shkëputet nga maja 4 389 metra e lartë e Malit Apharëat, në drejtim të një grupi skiatorësh.
Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë ekipet e specializuara për lartësi. Sipas Policisë, 19 turistë të huaj dhe dy guida vendase janë shpëtuar ndërsa dy polakët e pajetë janë dërguar në morgun e një spitali.