Naomi Campbell foto në një xhami në Abu Dhabi


Naomi Campbell po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me vajzën e saj të vogël. Së fundmi modelja ka shpërndarë një seri fotosh në Instagram ku shfaqet me të bijën teksa vizitojnë një xhami.

Konkretisht, fotot janë realizuar në Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi dhe tregojnë nënë e bijë të kapur për dore teksa eksplorojnë vendin. “Shkëlqimi i Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Që nga njoftimi për ardhjen e vajzës së saj në maj 2021, Campbell ka shpërndarë shumë pak foto të vajzës së saj në rrjetet sociale pasi nuk dëshiron ta ekspozojë atë në sytë e publikut.

Latest articles

Related articles