Sonte do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Italisë, e cila tanimë ka prekur fazën e çerekfinales së këtij sezoni.
Fiorentina dhe Roma do të synojnë të evitojnë befasinë sot, dhe të sigurojnë biletat e radhës drejt gjysmëfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.
Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Artemio Franchi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Fiorentinas dhe Torinos së Mërgim Vojvodës.
Ndërkaq, ndeshja e fundit e programit të sotëm të kësaj gare do të fillojë nga ora 21:00, ku Roma e Marash Kumbullës e pret në shtëpi skuadrën e Cremoneses.
18:00 Fiorentina – Torino
21:00 AS Roma – Cremonese