Chelsea finalizon blerjen e kampionit të botës për shumën rekord

Chelsea blen për 120 milionë euro kampionin e botës dhe lojtarin e ri më të mirë të Katar 2022, Enzo Fernandez.

Më në fund Benfica u bind që ta linte të lire 22-vjeçarin që u rebelua duke kërkuar largimin me çdo kusht ndërsa presidenti i klubit portugez, Rui Costa e la të lirë për shumën rekord.

Kjo është shuma që thyen çdo rekord në Premier pasi transferimi më i shtrenjë deri në 31 janar 2023 ishte ai i largimit të Jack Graelish nga Aston Villa te Manchester City për 113 milionë euro dy sezone më parë.

Latest articles

Related articles