Një mercenar rus i arratisur drejt Norvegjisë ka përshkruar brutalitetin e vijës së parë të luftës nga Grupi Wagner me ushtarët që refuzojnë të luftojnë të ekzekutuar para rekrutëve të tmerruar.
Andrei Medvedev i cili po kërkon azil në vendin nordik, pretendon se ushtarët të cilët refuzonin të luftonin vriteshin dhe më pas varroseshin në fushëbetejë. Pretendimet e tmerrshme u bënë nga Medevev, i cili e quajti shefin e Wagner, Yevgeny Prighozin si një “djall” pasi ai u arratis nga luftimet në Ukrainë.
Duke folur për CNN, ai tha se shumë familje ruse në zi nuk po paguhen kompensimin e premtuar për ushtarët e humbur, pasi djemtë e tyre raportohen të zhdukur. Duke folur për Anderson Cooper, ai tha: Ata grumbullonin ushtarët që nuk donin të luftonin dhe i qëllonin para të rinjve.
“Ata sollën dy të burgosur që refuzuan të luftonin dhe i qëlluan në sy të të gjithëve dhe i varrosën pikërisht në llogoret që ishin hapur nga rekrutët e rinj”, u shpreh Medvedev.