PD kërkon shkarkimin e Nikollës, shkresa dorëzohet e firmosur nga 28 deputetë

PD ka dërguar zyrtarisht në Këshillin e Legjislacionit në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla.

Kërkesa është firmosur nga 28 deputetë, ku mes tyre janë edhe deputetë që përkrahin Sali Berishën, por nuk bëhen me dije emrat e deputetëve që kanë firmosur.

Kërkesa për shkarkimin e Nikollës u bë pas seancës së pazakontë parlamentare të 26 janarit 2023. Gjatë seancës Sali Berisha me përkrahësit e tij bllokuan Foltoren e Kuvendit duke mos lejuar që të tjerët të mund të mbanin disktutime.

Nga ana tjetër grupi parlamentar i PD i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte prezent për t’u përgjigjur për çështjen McGonigalin.

Kjo bëri që Lindita Nikolla të kalojë për votim ligjet në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës dhe të mbyll seancën pa diskutime.

Ky veprim u konsideruar nga PD si minim i demokracisë ku u shkel rregullorja duke I mohura të drejtën e fjalës opozitës dhe për këtë kërkon shkarkimin e Nikollës.

Latest articles

Related articles