Në stol, jashtë forme dhe më shumë mundësi me “valixhe në duar”.Leao po kalon një moment të vështirë te Milan, mes palëve nuk ka më asnjë komunikim.
Negociatat për rinovimin e kontratës deri në 2027 janë mbyll me “tym të zi”, nuk ka asnjë akord.
Drejtuesit e Milan nuk e pritën mirë propozimin, kërkesën e përfaqësuesve të Leaos, të cilët i kërkuar që klauzola e largimit prej 150 milionë euro të ulet në 70 apo maksimumi në 80 milionë euro. Ky propozim ka tërbuar Paulo Maldinin i cili as që e mendon që lojtarin e tyre më të mirë ta nxjerr në ankand për 70-80 milionë euro.