Qyteti Korçës “zgjohet” i zbardhur nga dëbora
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e dëborës në qytetin e Korçës.
Mëngjesin e sotëm qyteti i Korçës është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Megjithatë në rrugët e qytetit nuk paraqiten problematika në qarkullim edhe pse duhet lëvizur me kujdes.
“Në Qarkun Korçë gjatë natës nuk ka patur rreshje. Temperaturat mesatare shkojnë deri në -3 gradë. Aktualisht moti është i vrenjtur dhe prej orës 7:30 kanë filluar rreshjet e dëborës. Kontraktorët janë në gadishmëri për Mirëmbajtjen Dimerore,” njoftoi ARRSH.