Humbi jetën në mënyrë tragjike pas abortit. Emri i viktimës, shoqërohen dy mjekët

Është zbardhur identiti i 34-vjeçares që humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në maternitetin e Elbasanit. Mësohet se e reja që ka humbur jetën është shtetasja Etleva Çullhaj.

Ajo ishte paraqitur rreth orës 12:00 dje në maternitet ku kishte kryer një procedurë aborti dhe më pas ishte larguar në banesën e saj. Por, rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, gjendja shëndetësore e saj ishte rënduar dhe u transportua sërish në maternitet ku ndërroi jetë.

Për këtë rast, janë vënë në hetim dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, shtetasit Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Latest articles

Related articles