Të paktën 47 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe, që synonte vrasjen e një polici që falej në një xhami në Peshawar të Pakistanit.
Kryeministri Shehbaz Sharif, tha se “terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit” dhe se ekipet e shpëtimit janë duke “nxjerrë jashtë shumë trupa”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale, gjatë lutjeve të pasdites në qytetin në kufi me Afganistanin.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duken pamjet e mureve të rrëzuara dhe xhamia e mbuluar me tulla, ndërsa njerëzit ngjiteshin mbi rrënojë për të shpëtuar jetën e tyre.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, por dyshohet se ka qenë i lidhur me talebanët pakistanez. Gajtë vitit 2022 ka pasur konflikte të shumta mes pakistanezëve dhe palestinezëve, ku i fundit ka qenë ai i dhjetorit të kaluar.
Kujtojmë që nga një sulm të dhjetorit, humbën jetën 33militantë, pas një sulmi në një stacion policie.