Fitues i BBV1, Ilir Shaqiri komenton Luiz Ejllin: Ka për të ecur shumë…

Fituesi i “BBV1”, Ilir Shaqiri i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka komentuar lojën e Luizi Ejllit. Sipas balerinit të njohur pika e fortë e Luizit është durimi, balerini ka treguar edhe ndryshimin mes tyre.“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top. Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”, ka përfunduar Iliri.

Latest articles

Related articles