Plagosje me thikë në Komsi të Matit. Pas një konflikti mes disa të rinjve në Njësinë Administrative Komsi, janë plagosur dy vëllezër Ardit Hysa dhe Kristin Hysa. Dy vëllezërit e plagosur kanë marrë ndihmën në spitalin e Burrelit, ndërsa njëri prej tyre pritet të niset drejt Tiranës. Policia ka identifikuar autorin Geraldad Buci, i biri një biznesmeni dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tijj.