Shqetësimit të banorëve të “Porto Romanos” në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj.
Ekzistencën e fabrikës, Xhaferaj e konsideroi shumë të rrezikshme ndërsa theksoi se do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit.
Xhaferaj u ndal edhe tek skandalet e kabinetit qeveritar, ku theksoi se kemi të bëjmë me qeveri të papërgjegjshme.
Banorët e zonës shprehen se janë të terrorizuar, pasi në fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime, duke rrezikuar jetën e komunitetit.
Kujtojmë që vetëm gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët.
“Duke parë neglizhencën e institucioneve do t’i kërkoj interpelancë Ministres së Mjedisit lidhur me shqetësimin e banorëve”, u shpreh deputeti demokrat.
Fabrika është ngritur në një zonë të banuar, ndërsa pranë saj ndodhet edhe shkolla, ku mësojnë mbi 500 nxënës.