Kryebashkiaku Veliaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të përballueshme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se ndërtimet e reja në Tiranë ndaluar bërjen të papërballueshëm të çmimit të apartamenteve, ndonëse pranon se çmimi si për blerje dhe qira është rritur.

Në një rubrikë të re të përjavshme, Veliaj u shfaq në rrjetet sociale duke thënë se Tirana rritet çdo vit me rreth 8 mijë familje, dhe si rrjedhojë ka nevojë për rreth 800 mijë metër katror ndërtim të ri çdo vit.

“Shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria vijnë të jetojnë në Tiranë. Kjo ka sjellë edhe rritjen e kërkesës për më shumë banesa, më shumë apartamente në qytetin e Tiranës. Tirana rritet çdo vit me 20-25 mijë banorë. Nëse nuk shtohet oferta për banesa të reja, atëherë edhe çmimet e banesave ekzistuese do të bëheshin të papërballushme dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenicale. Qyteti ka nevojë Qyteti ka nevojë çdo vit për rreth 8,000 banesa, që janë rreth 800 mijë metër katror ndërtim i ri çdo vit, i kërkuar nga tregu. Konkluzioni është i thjeshtë, numri i metrave katrorë të ndërtuar në Tiranë, përputhet proporcionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës”, tha Veliaj.

Megjithatë, kryebashkiaku socialist pranoi se çmimi i apartamenteve dhe i qirasë në Tiranë është rritur, por sipas tij, ky është një lajm i mirë për 93% të qytetarëve të Tiranës të cilët janë pronarë.

“Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por a është kjo një gjë e keqe, sepse 93% e qytetarëve të Tiranës janë pronarë. Kjo do të thotë se për këta 93% ky është një lajm shumë i mirë. Secili prej jush është bërë më i pasur, ka një pronë që vlen më shumë”, deklaroi Veliaj.

Latest articles

Related articles