Dosja e agjenti të FBI – Çika: Berisha bashkëpunëtor në krim me Ramën kundër Bashës!

Në sulmet që Sali Berisha po bën tani së fundmi kundrejt kryeministrit Edi Rama për lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, analisti Nebil Çika sheh shumë hipokrizi.I ftuar në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Çika tha se deri pak kohë më parë ka qenë Berisha që ngrinte akuza kundrejt Lulzim Bashës për lobimin rus të PD madje kërkoi edhe një ngritje të një Komisioni Hetimor brenda partisë, e ndërsa tani më thotë se Rama paska paguar që të nisin hetimet për Partinë Demokratike.

“Nuk e kuptoj se pse është përfshirë kaq egër Berisha, nëse ky është i vërtetë, pra ka dhënë informacione, as Basha nuk ka asnjë ndjekje, ka nxjerrë Mother Jones dhe akuzohet për lekët ruse, ka bërë gjyq në Shqipëri dhe e ka fituar. Berisha në rastin konkret nëse është e vërtetë që është sajuar dosja e Bashës, Berisha është bashkëpunëtor në krim. Berisha e ka qëlluar me këtë dosje vetë Bashën, kur Berisha e përdori e bëri të besueshme”, tha Cika.

Çika tha se Rama duhet të dalë dhe t’u përgjigjet akuzave dhe të qartësojë lidhjet e tij me ish zyrtarin e lartë, Charles McGonigal.

“Rama duhet të dalë dhe t’u përgjigjet të gjithë akuzave. Duhet ta kërkosh sipas rregullave, por Rama nuk mund të fshihet, të dalë e të thotë ka ose nuk ka faj”, tha Çika.

 

Latest articles

Related articles