Nga Berat Buzhala
Prej krejt politikaneve shqiptare, qe per momentin kane pozita te nalta shteterore ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni, qiky Berat Buzhala notat maksimale ia jep vec Ali Ahmetit.
Ka luftu ne dy luftera, ama kur fole per patriotizem eshte me modest se Rama, Kurti e Abazovici, qe kurre nje jeten e vet nje fishek ne drejtim te armikut qite nuk e kane.
E ka deshmu me jeten e vet se cka eshte lufta, se cka eshte Jugosllavia, Serbia e Maqedonia, se ai vet ka qendru ne mal, ama nje fjale te keqe per Ameriken kurre nuk e ka fole, perkundrazi, asnje veprim politik nuk e ka ndermarre pa u koordinu. Eshte trim, prandaj eshte modest. Ia jep hakun Amerikes, se kurrkush ma mire se ai nuk e din cka do me thane me luftu e me u cliru.
Kur i degjon njeri keta tre tjeret, te vjen me vjelle. Ne Oda te burrave flasin si Mic Sokola, ne sallone nderkombetare si Zhizheku. E ne fakt nuk jane as njeri e as tjetri.
Ali Ahmetin e kemi degjuar edhe ne pergjime kur ka rene, krejtesisht normal, tuj i ardhe keq pse do ish shoke te tij jane fute ne mal pa sakice. Edhe ne ate situate eshte mundu me ju ndihmu, ani pse qellimet e tyre ishin edhe kunder tij.
A e keni pa qysh u jep hapesire te rinjve te partise? I ben ministra te jashtem e te brendshem, i ben kryetare kuvendesh, e cka jo tjeter. Pastaj, dalin disa qe ia kthejne shpinen, e kercenojne me shantazhe, ama Aliu eshte aty stoik. Nuk lekundet, nuk dorezohet e as nuk nenshtrohet. Sigurisht ka gabime.
Ali Ahmeti nuk eshte egomanjak. Nuk lype pozite personale shteterore, prandaj ai po vazhdon me fitu ne Maqedoni tash e nje dekade e kusur, e duke e avansu poziten shqiptare atje, qashtu, hap pas hapi, nga nje milimiter nga nje milimeter.
As Ali Ahmeti nuk eshte perfekt, mirepo papersosshmeria e tij e ben perfekt. Eshte nje burre shqiptar, qe e ka justifiku jeten e vet ne te gjitha drejtimet. Pjese e organizimeve ilegale per dy dekada, pjese e lufterave per 3-4 vjet, i perndjekur nga regjimet e kaluara per tri dekada, e kur ulesh me fole me te, te flet i barabarte, te flet urte e bute, e pa karaxhozllek.
Ali Ahmeti i ka pa dhe i ka ba te gjitha, kurse edhe me tutje kur merr vendimet ate gje e ben me kujdes te madh, qe mos me dale prej linjes proamerikane. Kqyri keta tjeret?
Ai i gjati e ka korruptu edhe FBI’ne, per me i godite opoziten. Ky i joni, bashke me do halabake rreth vetes, po sillet si nje femije qe ka hy ne bylyk, edhe qe i doket vetja qe nuk ka kush qe i del perpara. “I kena 51 pelqind”, bertasin. T’mbushet mendja, sipas tonit te tyre, qe e ka 51 perqind te votes se krejt planetit, e jo 51 perqind te 900 mije votave .
Ai ne Mal te Zi, nje medioker dhe sharllatan i pashoq, ne njanen ane e shfajeson Serbine edhe prej gjenocidit ne Srebrenice, e avanson Kishen Ortodokse serbe, e ne anen tjeter fole kunder asociacionit ne Kosove, kishe prej pozitave patriotike.
Mytuni more.
Horra.