Hiperloops, Transporti i Shpejtë Publik i së Ardhmes

Investimet e zgjuara për transportin publik po tejkalojnë imagjinatën. Zeleros, një kompani spanjolle, në investim privat-publik me qeverinë gjermane dhe franceze, po zhvillon një rrjet hekurudhor modern të shpejtësisë së lartë. Parashikohet të jetë e ardhmja e transportit për udhëtimet në distanca të mesme. Koncepti i hiperloops-it, që operon me shpejtësi të krahasueshme me transportin ajror, do reduktojë mjetet konvencionale dhe orët e zgjatura të udhëtimit. Nga ana tjetër nuk kanë asnjë nga pasojat e rënda të transportit ajror për sa i përket konsumit të energjisë dhe ndotjes së mjedisit.

Zeleros po punon që koncepti të jetësohet në krijimin e itinerarit hekurudhor Paris-Berlin, i cili do të mundësojë udhëtimin për 1 orë – nga 8 orë që është aktualisht. Por planet e Zeleros nuk kufizohen vetëm në segmentin Paris-Berlin, por në krijimin e një rrjeti global të hiperloop-eve, trenave me shpejtësi të lartë ndërmjet qyteteve në botë. E ardhmja e transportit po bëhet inteligjente.

Latest articles

Related articles