“Celular i inkriptuar si MAFIA” – Noka flet për dosjen e McGonigal: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda mes tyre


– Flamur Noka lexoi një tjetër dokument që sipas tij i përket dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal. I ftuar në “News24”, Noka tha se në atë shkresë deklarohet se FBI ka në dorë biseda të shkëmbyera mes McGonigal dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se ish-agjenti ka përdorur dhe një celular të inkriptuar që zakonisht blihet nga grupet mafioze.

“Përfshirë këtu dhe jo vetëm kaq, celularët e-mailet, letrat, aplikacionet që ka përdorur Charkes McGonigal. Jo vetëm me të tjerët, por edhe me Agron Nezën, pastaj kalon në ….1,2,3,4. Zotërohnen bisedat dhe lidhjet me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë këtu, por jo vetëm, edhe kryeministrin Edi Rama. Do kontrollohet dhe një aplikacion e telefon i inkriptuar që përdor mafia, këtë e thotë FBI. Këtu thuhet që ka edhe politikanë nga Bosnaj e Kosova, por nuk thuhet gjëkundi kryeministri i tyre, thuhet kryeministri i Shqipërisë,”- tha Noka.

Ky reagimi vjen disa ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Latest articles

Related articles