Nga Zef Ndreka
Situata politike në Shqipëri sa vjen e ngjeshët me ngjarje, me skandale, me paraqitje në SPAK për të dëshmuar për krime e korrupsion .
Edhe kjo javë, pati mjaft lajme, por më i bujshmi dhe më interesanti ishte dalja e dosjes së Departamentit të Drejtësisë Amerikane për mbarimin e hetimeve për abuzimet e ish funksionarit të FBI-s Amerikane i cili akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus, duke shkelur sanksionet Amerikane.
MC.Gonigal duke shfrytëzuar detyrën dhe njohjet e tij me CIA-n, në bashkëpunim me ish oficerin e shërbimit informativ kombëtar Agron Neza, mikun e Sali Berishës si dhe me këshilltarin e jashtëm të Ed Ramës , Duçku , ka përfituar plot 225 000 dollarë për të lobuar dhe për të dëmtuar PD-në , si forcë konkurruese për pushtet në Shqipëri.
Gjithçka e dirigjuar nga Kryeministri i vëndit, dhe me një skenar primitiv e korruptiv, me paratë e oligarkëve shqiptarë, ai urdhëron dhe fut në lojë shërbimet e huaja duke shkelur ligjet e vëndit tonë dhe atyre ndërkombëtarë.
Edi Rama, bashkë me Sali Berishën dhe me segmentet e tjerë të stërzgjatur të komunizmit, luftojnë dhe investohen për zhdukjen e pluralizmit shqiptarë.
Rasti i MC.GONIGAL, nuk është rasti i vetëm i Ramës.
Kujtojmë edhe disa dhjetra mijra dollarë të paguara si nusja e Bilalit, vetëm për të bërë një foto me Presidentin e SHBA-ve.
Por, më e rrezikshme për vëndin tonë , është bekimi që Edi Rama ka marrë nga MC.GONIGAL për inkurajimin e kompanive guackë të rusve për të kërkuar e zbuluar naftë në vëndin tonë.
Si është e mundur që Edi Rama, ky lakuriq i përhershëm sillet kështu me pasuritë kombëtare të vëndit?!
Ky njeri, si një rrugaç në cilësinë e kryeministrit bën takime me tre-katër vetë, diskuton si të komplotojë përmes skenarëve konspirative shefin e opozitës shqiptare?!
Dhe asgjë nuk raporton as në qeveri , as në shërbimin informativ shqiptarë.
Edi Rama, si një ordiner me brekushe ulet pa asnjë teklif me ish zyrtarë të FBI-s, pa protokoll, pa shënime e raportime, ulet me ish oficer të rëndomtë të shërbimeve informative të vëndit, e pret disa herë ish agjentin e FBI-s në Tiranë dhe takohet edhe në Amerikë …gjithnjë në funksion të përdorimit të autoritetit të Mc.Gongal në këmbim të parave, duke transmetuar korrupsionin edhe në Amerikë.
Ka gati dy vjet, që Sali Berisha, i ka fryrë kësaj loje më keq nga Rama. Nuk kishte dalje publike të tij qe nuk përmendet se Basha është vegël e Ramës dhe se damka e përjetshme “non grata”, i ka ardhur nga ndërhyrja dhe fuqia e Soros.
Po tani, pas kësaj katrahure, kush është pengu i Ramës këtu?! Basha, Alibeaj apo Berisha?!
Anatemimet e Berishës prej dy vitësh kanë zënë vend në memorien e shqiptarëve. Shumë demokratë të foltorës i kanë besuar Berishës, i kanë besuar gënjeshtrave e shpifjeve të tij, sidomos ndaj drejtuesve të PD-së.
Tani Berisha, nuk di çfarë të shpikë më!
I kanë plasur tërë tullmbacet!
Pritet të thirret në USA për të dëshmuar vetë Edi Rama! Amerikanët nuk do dëgjojnë atje gënjeshtrat e tij që ju bën në tv shqiptarëve.
Ndërkohë pritën të tjerë politikanë dhe të tjerë të lidhur me politikën për t’u rrëfyer në SPAK.
U nis me Mediun, me Bumçin, me Shkëlzen Berishën!
Thirrjet do vijojnë. Askush të mos mendoje se do i shpëtojë drejtësisë së re që instalohet për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përsëri mbetët detyrë e politikës të bëjë zgjidhjen e duhur. Në radhë të parë opozita, nuk ka kuptim më të heshtë, duke pritur të nxjerr gështenjat e pjekura nga të tjerët. Duhet të marrë përgjegjësitë që i takon dhe ta udhëheq popullin demokrat e shqiptarë drejt ndryshimeve të pritshme.