Porti i ri i Durrësit, Komisionin Europian i kthen përgjigje PD: Në pikëpyetje MSA dhe standartet e BE-së

Komisioneri Várhelyi i përgjigjet me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie real” me një vlerë prej 2 mld euro.

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian. Në letër theksohet se “kur vjen fjala tek marrëveshjnet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE.”

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trjatimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Partia Demokratike ka treguar se në garën për projektin e madh 2 mld euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA. Gjatë debatit të gjatë publik në parlament PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.

Më tej Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se Komisioni Europian ka anulluar grantin e mbetur nga ËBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidje me portin e Durrësit. Kështu duke i dhënë të drejtë Partisë Demokratike që deklaroi më herët se Bashkimi Europian ka anulluar fondin për Portin e Durrësit.

Çështja e konkurencës ka qenë një pikë kyçe që është ngritur nga Partia Demokratike gjatë debatit mbi Portin e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur komisionierit të zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.

Latest articles

Related articles