McGonigal, Logu: 2 dosjet i lidh Rama, SPAK të hetojë koncesionet e naftës e HEC-ve për oligarkun rus

Marash Logu, avokat u shpreh se ka vetëm një pikë që i lidh dosjet e Nju Jorkut dhe Uashingtonit dhe është Shqipëria, e Rama.

Ai shtoi se nëse këto përfitime që ka marrë ky oligark rus janë të ligjshme apo jo, mund ta sqarojë SPAK-u si organ me hetimet e tij.

Logu: Ka vetëm një pikë që i lidh dosjet e Nju Jorkut dhe Uashingtonit dhe është Shqipëria dhe kryeministri ynë, që i ka dhënë një kompanie të lidhur me oligarkun rus, leje për fusha shpimi nafte, dhe për të shfrytëzuar një HEC. Po ashtu ka një vendim të investimeve strategjike, që Rama i jep të drejta për të qenë investitor strategjik.

Nëse këto përfitime që ka marrë ky oligark janë të ligjshme apo jo, mund ta sqarojë SPAK-u si organ. Këto duhet të jenë pjesë të hetimit. Është fakt se për një nga kontratat e fushave naftë, thuhet se koncesioni për këto fusha ka dëmtuar shtetin shqiptar me 300 milionë dollarë, pasi ka qenë e lidhur me Gazprom dhe një kompani serbe.

Latest articles

Related articles