Logu: Rama si kryeministër nuk mund të hetohet në SHBA sepse ka imunitet diplomatik

Marash Logu, avokat u shpreh se Rama nuk mund të hetohet në SHBA sepse ka imunitet diplomatik.

Ai shtoi se faktet janë që Rama ka zhvilluar takime me këtë shtetas dhe se nuk janë zhvilluar në kushte zyrtare sepse ai nuk i ka raportuar zyrtarisht.

Logu: Rama nuk mund të hetohet. Kjo është gjë që duhet bërë shumë e qartë. Rama është kreu i një qeverie dhe ka imunitet diplomatik dhe autoritet amerikane nuk mund të hetojnë një person i cili ka imunitet diplomatik.

Faktet janë që Rama ka zhvilluar takime me këtë shtetas. Nuk janë zhvilluar në kushte zyrtare sepse ai nuk i ka raportuar zyrtarisht FBI-në. Sepse po të kishte qenë i deleguar nga FBI-ja ai do t’i kishte raportuar ato.

Latest articles

Related articles