Nga Erl Kodra
Çështja e Charles Mcgonigal në Gjykatën e Columbia-s në fakt është çështja e Edi Ramës. Mcgonigal, si shtetas amerikan dhe ish-zyrtarë i lartë i FBI akuzohet se ka përdorur pozicionin dhe pushtetin e tij për t’i shërbyer interesave të palëve të treta në këmbim të 225,000 dollarëve. Me pak fjalë, e gjithë akuza është e qartë si drita e diellit, se ai mori 225,000 usd që të hapte një hetim për llogari dhe në interes të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Dhe sigurisht, ky është krim federal, sepse ai shpërdoroi besimin, përdhosi emrin e FBI, mori para të thata dhe u korruptua, inicioi hetimin për Lulzim Bashën në rrugë të tërthorta – dhe e gjithë kjo u krye për llogari të EDI RAMËS.
Të gjithë paragrafët e dosjes Mcgonigal janë ndërtuar dhe sillen rreth këtij fakti se ai mori para të paligjshme dhe kreu një krim të paligjshëm, i paguar nga Edi Rama. Ky është fakti, dhe ky është thelbi i dosjes. Provat janë të detajuara, me mesazhe celulari, mesazhe zanore, emaile, fotografi, përgjime, dëshmitarë, raporte, bileta avioni, raporte të agjentëve federalë. Gjithçka e kopsitur nga a-ja tek zh-ja. Për fat të mirë, sot është tmerrsisht e vështirë, në mos e pamundur të zhduken gjurmët, sidmos në epokën që jetojmë. Gjurmët e internetit, telefonit, përdorimi i kartave të kreditit, udhëtimet, kalimi i kufinjëve, kamerat e sigurisë janë 24 orë në përgjim, non-stop. Edhe në banjo po të jesh duke përdorur celularin, mesazhi elektronik mbetet. Në botën e sotme është e pamundur t’i shpëtosh përgjimit, edhe po të jesh lakuriq në xhungël, të përgjojnë me satelit.
Prandaj flini të qetë se kësaj rradhe Edi Ramës ia kanë kapur hallatet me darë. Nuk ka Zot që i bën derman.
Për t’u kthyer edhe njëherë ku e nisëm, çështja e “fakirit” Charles McGonigal është totalisht çështja e Edi Ramës, nga fjalia e parë e akt-padisë deri në fjalinë e fundit. McGonigal është i akuzuari i palës amerikane, ndërsa Edi Rama është i akuzuari i palës shqiptare. Por me një ndryshim të vogël: Charles McGonigal është viktima e fajshme e Edi Ramës. Që e morën në qafë ca shqiptarë, duke e joshur me para për t’u shërbyer në mënyrë të paligjshme interesave të huaja. Me qëllim që Edi Rama varroste politikisht opozitën shqiptare dhe Lulzim Bashën. Dhe vërtetë, ai e arriti këtë synim. Por Karma është një kurvë që nuk të ndahet sa të jesh gjallë.
Edi Rama mund të zvarritet edhe pak ditë në zyrat e qeverisë, sepse përdreq opozita është e shpartalluar. Nëse nuk jep dorëheqjen, me siguri që një ditë të bukur në Surrel, në vend të shoferit personal do t’i shkojë Altin Dumani.
Kush nuk e ka kuptuar kaq është edhe debil edhe maskara.