Në detajet e aktakuzës së ngritur nga SHBA kundër ajgentit të rus të FBI, dalin fakte të reja interesante që i japin kuptim asaj që ka ndodhur me shpifjen kundër Partisë Demokratike në zyrat e FBI.
Në aktakuzë, qeveria amerikane shkruan se McGonigal ishte një person i rëndësishëm që e kishte për detyrë, për shkak të funksionit, që të raportonte udhëtimet e tij në Europë dh personat me të cilët shoqërohej.
Në pikën 15 të aktakuzës shkruhet se nga prej Shtatorit 2017 deri në qershor 2018, McGonigal nuk ka raportuar as paratë që i ka dhënë Personi A (Agron Neza) dhe as funksionarët e lartë shtetëror që ka takuar në Europë (pra Edi Ramën). Më tej në akt akuzë nënvizohet se “ka dështuar që të identifikojë udhëtimet e tij me Personin A (Agron Nezën), ka dështuar të raportojë vendet që ka vizituar me të, ka manipuluar qëllimin e udhëtimeve të tij dhe ka raportuar të dhëna të rreme në lidhje me kontaktet me të huajt në vendet që ka vizituar”
McGonigal u përdor nga Edi Rama për të sajuar një akuzë të rreme kundër Partisë Demokratike në zyrat e FBI-së në Neë York. Më pas ai i mundësoi oligarkut rus të ndëshkuar nga Departamentit i Thesarit në SHBA, Deripaska, dhe që ishte një nga klientët e McGonigal një koncesion 32 vite dhe më tej një titull si investitor strategjik.