WALL STREET JOURNAL: Një agjent I FBI I arrestuar për lidhje me oligarkun rus

Editoriali I Wall Street Journal

Në 2016, Comey e emëroi agjentin veteran Charles McGonigal si kreun e byrosë së kundërinteligjencës në Neë York, atje ai ka qenë I përfshirë në një punë dhe disa detaje shumë sensitive. Duke përfshirë dhe investigimin për Crossfire Hurricane që do të zbulonte nëse fushata e Trump ka bashkëpunuar me Moskën në zgjedhjet e 2016. McGonigal u arrestua të shtunën për dy akuza.

Akuza e Neë York e ngarkon atë me përgjegjësinë penale të shkeljes së sanksioneve ameriakne ndaj Oleg Deripaskës, një oligark rus dhe i afërt me Putin. Gjithashtu I akuzuar është dhe Sergey Shestakov, një ish diplomat sovjetik në SHBA, që është paguar nga Deripaska për të investiguar një oligark rival. Të dy këta kanë bashkëpunuar, në mënyrë të pasukseshme, për ta hequr Deripaskën nga lista e sanksioneeve. Paratë e pista duket se kanë qenë një mënyrë për të mbuluar pagesat.

Ndërsa në Washington, McGonigal u akuzua gjithashtu për fshehjen e një marrëdhënie të tij financiare me një ish agjent të Shqipërisë. Akuza thotë se ai ka pranuar të marrë dhe nuk ka deklaruar shumën prej 225 mijë dollarëve prej këtij personi. Ai thotë gjithashtu se FBI, sipas kërkesës së McGonigal, ka hapur një investigim ndaj një lobisti për të huajt në SHBA ku agjenti inteligjencës Shqiptare ka shërbyer si burim informacioni.

McGonigal e ka shpallur veten të pafajshëm por akuzat duket se do të rrëzojnë edhe më shumë nivelin e besimit të çështjes Crossfire Hurricane dhe gjithashtu manaxhimit të saj nga Comey. Andreë Mçabe, u largua si pasojë e mungesës së tij të maturisë dhe skrutinitetit pasi lejoi mediat të merrte info secrete. Kevin Clinesmith u gjykua fajtor pasi kishte ndryshuar një email që iu dërgua Agjencisë së Mbikqyrjes së të Huajve.

Me gjasë Comey nuk mund të fajësohet për krimet e McGonigal por ai mund të shënjohet për shoqërinë që ka mbajtur afër dhe promovuar. Vitet e Comey me gjasë janë vitet më të këqia të drejtimit të FBI që nga koha e J.Edgar Hoover hyri në atë sallë.

Latest articles

Related articles