Patronazhistët e Edi Ramës në TV devijojnë vëmendjen nga korruptimi i agjentit të FBI

Zyra e Kryeministrit Rama që furnizonte zyrtarin e FBI me materiale kundër Lulzim Bashës dhe operacione të tjera diskretidimi – ka nxjerrë tezën, se sigurimsi Agron Neza ka çuar tek miku i tij Mc Gonigal, një link të BIRN që denonconte lobimin e Nick Muzin.

Këtë tezë zhvilloi në TV Carlo Bollino, me variacion në temë Baton Haxhiu dhe më pas tek Euronews, Toni Gogu, që tha se “Agron Neza ka çuar në FBI shkrimin e BIRN“. Ndërsa Mero Baze tek TEMA, e kishte futur linkun e shkrimit në editorial. Një sforco profesionale për tu rakorduar me narrativën e zyrës së Kryeministrisë. Disa të tjerë e tjerrën në rrjete sociale këtë tezë manipulatore.

Në fakt, aktakuza e FBI për ish zyrtarin e saj, pika 40 e thotë qartë;

40. Më 22 janar 2018, i pandehuri Mc Gonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A (Agron Neza), dhe ai ia përcolli informacionin një zyrtari tjeter. Personi A kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar (Dorian Duçka).

Pjesa kriminale është që zyra e Edi Ramës përdon lidhjet me zyrtarin e FBI, përmes parave, për ti hapur gjyq kundërshtarit politik, dhe jo kush e ka bërë shkrimin i pari. Dmth kush i ka përdorur ndikimin e paligjshëm për të goditur rivalin politik, me para, ose më saktë 225 mijë dollarë.

“Hetimi” i porositur dështoi, por paralelisht u porositën edhe disa shkrime në medien “Mather Jones” të cilat duke ju referuar shpesh “hetimeve të FB” të iniciuara nga MC Goningal pas një pagese prej 225 mijë dollarësh implikonin Lulzim Bashën dhe partinë Demokratike për lobim të paligjshëm dhe të dyshimtë në SHBA. Në tv e mediave të qeverisë  Rama doli edhe Mark Thomas Rosini, ish agjent i FBI dhe partner biznesi Mc Gonical dhe Agron Neza në Tiranë. Pra, qarku i shkurtër propagande dhe shpifhje mashtruese.

Shiko video:

McGonigal biznes në Tiranë

Charles Mc Gonigal, i cili ka mbajtur detyrën e Kundër Spiunazhit në FBI, rezulton se është aksioner me 25 përqind në një zyrë konsulence në Tiranë. “Law office & Investigation” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008, nga avokati shqiptar Shefqet Dizdari. Në prill të vitit 2019, ai shet një pjesë të aksioneve të tij tek tre persona të tjerë. I pari ishte Charles Mc Gonigal, ish-agjenti i FBI-së që tashmë po hetohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me interesat ruse. I dyti është ish-kolegu i tij në FBI, Mark Thomas Rossini, i cili është nën hetim nga autoritetet në Porto Riko për mashtrim, pastrim parash dhe konspiracion. Aksioneri tjetër është Agron Neza, një shqiptaro-amerikan me banim në Nju Xhersi, emri i të cilit shfaqet në dokumentat e prokurorëve amerikanë. Në atë dokument gjendet emri i një shqiptari tjetër, Dorian Duçka, i cili prej vitesh punon si këshilltar i jashtëm për investimet në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Latest articles

Related articles