Laku po ngushtohet për anëtarët e Trekëndëshit të Bermudës

Ditën e sotme, kuvendi i Shqipërisë dhe shqiptarët kishin shansin që të dëgjonin Edi Ramën dhe socialistët e tij për t’iu përgjigjur pyetjes se përse ai ka paguar dhe korruptuar një agjent të FBI që punonte për Rusët që të ngrinte dhe sajonte historinë ruse të PD? Përse Edi Rama ka përfshirë si investitor strategjik Oleg Deripaskën duke i dhënë dhe koncesione?

Mungesa e Ramës në kuvend ishte shenja e dobësisë së tij të madhe në raport me të vërtetë pasi gënjeshtra e shpifur që PD ka paguar rubla ruse duhet të merrte fund. Në ndihmë Edi Ramës i erdhi Sali Berisha që urdhëroi bllokimin e Foltores gjoja për të diskutuar mbi temën e agjentit rus që bashkëpunon me Edi Ramën.

Kjo është një gënjeshtër. Berisha mund të kishte përdorur, edhe do të kishte përdorr, të gjitha pikat e diskutimit për t’ia bërë jetën e vështirë socialistëve. Por ai nuk e dëshiron këtë gjë ndaj urdhëroi Doktor Flamur Nokën që të niste rrëmujën, për të ndihmuar Edi Ramën.

Bllokimi i Foltores është një ndihmë e madhe që Sali Berisha i jep Ramës në ditë të vështira, në një kohë kur shqiptarët pyesin veten nëse lobimi rus i PD është sajesë e Ramës apo jo. Kjo tentantivë ka disa arsye se përse ndodh!

Së pari, në dyert e SPAK u paraqit sot për të dëshmuar Shkëlzen Berisha për çështjen e Gërdecit. Sali Berisha e di mjaft mirë përfshirjen e djalit të tij në aferën e Gërdecit, madje e ka të qartë se është aq e madhe si çështje dhe me aq peshë të madhe politike dhe penale sa që atij i duhet ndihma e Ramës për t’ia hedhur edhe kësaj radhe. Mirëpo, siç edhe u pan ë fundin e Dhjetorit 2022, emërimi i Altin Dumanit në krye të SPAK me porosi dhe kërkesë të Ambasadores Kim ka tronditur gjithë politikën e korruptuar shqiptare.

Bllokimi i Foltores ishte ndër të tjera për të mos lejuar dhe socialistët që Berishës t’i përmendej djali i tij që vizitonte dyert e SPAK për herë të parë për një akuzë të qartë.

Së dyti, Sali Berisha është demokrati i parë me peshë që ka akuzuar Partinë Demokratike si të lidhur me paratë ruse. Madje ka drejtuar dhe gishtin ndaj Lulzim Bashës duke sajuar dhe një komision qesharak brenda PD-së. Nëse Rama do të përgjigjej sot pyetjeve dhe fakteve që i vendosnin deputetët e PD atëherë Berishës do t’i duhej të kërkonte ndjesë përpara shqiptarëve për akuzat e stisura ndaj Partisë Demokratike dhe pasardhësit të tij.

Së treti, Sali Berisha dhe SHBA janë në një armiqësi të madhe. Djali i tij është thërritur nga SPAK dhe mund edhe të jetë një person nën hetim apo dhe të arrestohet. Kjo vjen pasi Gabriel Escobar i ka bërë thirrje organit të drejtësisë SPAK që të veprojë për nongrata që sipas SHBA është një vendim politik por marrë nga prova që e përfshijnë penalisht.

Nuk i intereson Berishës që të kuptohet dhe mësohet që SHBA i ndëshkon personat që guxojnë të shkelin ligjin. Kjo pasi shqiptarët do të kërkonin edhe më shumë një vendim të SPAK për të arrestuar qoftë Berishën por qoftë edhe Edi Ramën.
Në këtë prizëm, Sali Berisha ishte sot aleati i Ramës dhe kjo sa për hallet e veta personale aq edhe për armiqësinë që ai ka me SHBA. Mirëpo këta titanë të së keqes duhet të japin llogari dhe padyshim të përplasen për t’u larguar një herë e mirë nga politika.

Latest articles

Related articles