Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga nga Durrësi, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi dhe Emirjan Beu nga Durrësi, janë tre krerët e bandës që drejtonin grupin kriminal të trafikut të drogës me Italisë dhe Shqipërisë. Sipas SPAK në bazë të hetimeve është provuar tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali.