Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vendimit që mori Gjermania për të dërguar tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Zelensky në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se “është falënderues” ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, transmeton Telegrafi.
“Tanket gjermane, zgjerimit i mbështetjes në fushën e mbrojtjes dhe misioni për trajnim, është një dritë e gjelbër e partnerëve për dërgimin e armëve tjera të ngjashme. Sapo dëgjova për këto vendime të rëndësishme gjatë një bisede telefonike të realizuar me kancelarin gjerman Scholz. I jam falënderues, sikurse të gjithë miqve tanë në Gjermani”, ka shtuar Zelensky.
Në anën tjetër, sonte presidenti amerikan Joe Biden pritet t’i drejtohet opinionit lidhur me situatën në Ukrainë, ku edhe pritet të bëhet i ditur vendimi për dërgimin e tankeve Abrams.