Si Edi Rama organizoi pagesa për agjentin e FBI për të sulmuar Lulzim Bashën dhe PD

Dokumenti aktpadisë që prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë paraqitur në Gjykatën e SHBA për Charles McGonigal që ka lidhje me 225 mijë dollarë të paguar nga Personi A dëshmojnë se janë paguar çerek milion dollarë për të fabrikuar gënjeshtra për PD.

Edi Rama e ka njohur McGonigal në 9 shtator 2017 dhe shkesia e njohjes ka qenë personi A (ish agjenti i sigurimit Neza). Ky takim ka ardhur pasi McGonigal ka marrë premtimin e Nezës se do të marrë një shumë parash (siç referohet në aktpadinë e prokurorëve amerikanë). Sipas aktpadisë kryeministri Rama dhe agjenti i FBI, McGonigal, kanë pasur kontakte të vazhdueshme pas këtij takimi të kryer në shtatorin 2017.

Takimi i radhës mes McGonigal dhe Ramës ka qenë në tetor 2017, sipas aktpadisë dhe ky takim është zhvilluar në Shqipëri. Pesë ditë pas këtij takimi, McGonigal ka mbërritur në zyrat e FBI dhe i ka kërkuar një prokurori të Departamentit të Drejtësisë për të nisur një investigim për një rast potencial kriminal që përfshinte zyrtarë lobues që ka qenë i regjistruar si lobist për PD.

Pra, fill pas takimit me Ramën agjenti i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me rusët, ka shkuar në zyrat e tij dhe ka kërkuar që të hapet një hetim për një zyrtar amerikan që ka lobuar për PD-në. Prakikisht deduksioni logjik i Ramës si porositës i këtij hetimi është tejet i qartë.

Mirëpo, për skeptikët që ende duan të mendojnë se Rama nuk ka gisht në këtë skandal aktpadia e prokurorëve të SHBA vijon si më tej.

Në janar 2018, në Neë York ka pasur një darkë mes Edi Ramës-McGonigal dhe Personit A (Neza). Pak ditë pas kësaj darke, 22 janar 2018, McGonigal ka marrë informacione në lidhje me qytetarin amerikan që ishte lobist për PD-në, pra Nick Muzin dhe burimi i këtij informacioni ishte Personi A (pra Neza).

Në 26 shkurt 2018, 2 ditë pasi kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me Nezën, McGonigal do t’i kërkonte FBI-së së Nju Jork që të hapte zyrtarisht një procedim penal në lidhje me lobistin amerikan që kishte punuar për PD-në (pra Nick Muzin). Në aktpadi nënvizohet se si burim informacionesh në FBI degën Nju Jork ka qenë përdorur dhe Personi A (pra Neza) që informacionet e tij i merrte nga kryeministria e Shqipërisë. Ndërkohë që vetë kryeministria përmes formave të ndryshme ka financuar dërgimin e dëshmitarëve në zona të ndryshme për të dëshmuar për këtë çështje.

Prokurorët e SHBA kanë theksuar që Departamenti i Drejtësisë nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me njohjet personale që McGonigal ka pasur me Personin A (pra Nezën) duke pohuar në fakt se institucioni i drejtësisë amerikane nuk ka pasur dijeni për komplotin e ideuar nga Rama-Neza-McGonigal.

E si për t’i vendosur kapak gjithë skemës shpifëse me vlerë 225 mijë dollarë, aktpadia konfirmon se katër ditë përpara botimit të investigimit mbi hetimet për historinë e sajuar të parave ruse të PD, Rama-Neza-McGonigal kanë darkuar në Ëashington.

Të gjitha këto janë fakte që janë shkruar në aktpadinë e publikuar dhe firmosur nga prokurori i Departamentit të Drejtësisë. Prova dhe fakte që konfirmojnë që ka pasur një skemë për të njollosur PD-në dhe Lulzim Bashën që është ideuar dhe drejtuar nga Rama në zyrën e tij të kryeministrisë.

Janë përdorur 225 mijë dollarë për të blerë agjentin e FBI, Charles McGonigal, për të sajuar një hetim që nuk prodhoi asnjë akuzë por vetëm për të njollosur Bashën dhe PD.

Latest articles

Related articles