Rama – Berisha (Neza) komplotuan kundër Bashës në Uashington dhe Tiranë

Shqiptarët u mësuan ditën e djeshme me një akt akuzë që Prokurori i Departamentit të Drejtësisë në SHBA ka ngritur ndaj një ish agjenti të FBI. Në të, përshkruhej procesi i korruptimit të ish agjentit Charles McGonigal nga ana e Personit A (me shumë gjasa ish agjentit të SHIK dhe sigurimit Neza) do të sajonte një dosje lobimi rus të ish kryetarit të PD, Lulzim Basha në SHBA.

E vërteta është se gjykata në SHBA ende nuk ka dhënë mendimin e saj përfundimtar në lidhje me këtë akt-akuzë por ish agjenti McGonigal është arrestuar dhe ka mundur të dalë nga burgu vetëm si pasojë e një pengu prej mijëra dollarësh. Natyrisht, gjykata në SHBA nuk po analizon vetëm se veprën penale të marrjes së 220 mijë dollarëve por në Shqipëri kjo tregon se si Rama përdor paratë e biznesmenëve dhe kriminelëve për të paguar dhe korruptuar agjentë të FBI-së.

Prandaj, nëse kjo akuzë do të vërtetohej do të ishte një njollë turpi që do të shoqëronte jo thjesht një parti si PS por fatkeqësisht shtetin shqiptar. Emri i Shqipërisë do të njolloset si pasojë e një kryeministri që po tregon se mund dhe do të përdorë çdo mjet për të mbajtur pushtetin e tij qoftë duke sajuar akuza për rivalin e tij politik. I të njëjtës staturë është dhe Sali Berisha që ka nxituar të përhapë lajme të rreme për të ndyrë në një anë SHBA-në dhe nga ana tjetër për të gënjyer shqiptarët.

Njollat e turpit të Berishës, që më herët u dëgjuan dhe nga ish kryetarja e LSI Kryemadhi, u lexuan në shkrimin e turpshëm që zëdhënësi i Foltores në krye të FRPD përsëriti. Ndonëse akt akuza e prokurorit evidentoi se paratë ruse janë fabrikim nga kryeministria, Berisha përsërit se ato janë realisht akuza të vërteta. Nga ana tjetër i njëjti njeri po përpiqet që të denigrojë SHBA duke deklaruar se në të vërtetë ky vend është i blerë.

Gazeta prestigjioze dhe konservatore Wall Street Journal ka shkruar se administrata Biden ka nisur një hetim të thelluar ndaj disa dyshimeve për agjentë të FBI të lidhur me rusët. McGonigal është produkt i këtij hetimi, e të mos kishte qenë Oleg Deripaska, me gjasë as Personi A nuk do të ishte zbuluar dhe as njeriu pas atij personi, d.m.th. Edi Rama. prandaj akuzat e Sali Berishës janë thjesht shpifje të ulëta të një njeriu që mendon se mund ta heqë nongratën duke sajuar histori të tilla me zhurmues dhe shpifje.

Gjithsesi, përllogaritë e Berishës puqen me të Edi Ramës. këtij të fundit i intereson që Berisha të zhbëjë totalisht gjithë euforinë që krijon imazhi i një kryeministri që në dëshpërim e sipër sajon një gënjeshtër të madhe për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Gënjeshtrat e Sali Berishës janë në fakt pasaporta më perfekte për Ramën dhe reputacionin e tij të përdhunuar tanimë publikisht nga të gjitha mediat ndërkombëtare si një kryeministër që paguan 225 mijë dollarë për të sajuar gënjeshtra për kundërshtarin e tij politik.

Prandaj ai nuk ka folur dhe aq vetë por ka lënë gomarin e Batabasit që të flasë në emër të tij, me bindjen që e vërteta do të humbasë në zhurmnajën e zhurmuesit që ka vetëm qëllim të tërheqë vëmendjen.

Ajo çka njerëzit shpresojnë ndërkohë është që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilin u krijua dhe të hetojë edhe dërgojë përpara përgjegjësisë jo vetëm një ish kryeministër të diskretituar si Sali Berisha por njëkohësisht dhe një aktual si Edi Rama. Sa për Ilir Metën, fati i një ish sigurimsi është i qartë.

Latest articles

Related articles