Nga Red Varaku
Komploti politik kundër Opozitës që sherbeu për të pamundesuar rrotacionin politik në 25 prill është tashmë një fakt.
Edi Rama akuzohet se ka korruptuar një zyrtar të lartë të kundërzbulimit Amerikan kundër Opozitës , duke përdorur për këtë një ish- punonjës të sigurimit famëkeq të regjimit komunist.
Është e qartë që Rama e ka perdorur ate në një përpjekje shumë të shëmtuar për ta ekspozuar nderkombtarisht Opozitën si të lidhur me Rusinë, duke prodhuar kështu nje trillim që kishte objektiv parësor likuidimin perfundimtar të Opozitës.
Përmes goditjes së Opozitës, ai ia doli ta izolojë atë dhe ia doli të bllokojë mbështetjen e Perëndimit për një rotacion paqësor në 25 prill, 2021, sepse dihet që për një rotacion politik në vende si Shqiperia mbështetja ndërkombëtare është vendimtare.
Në këto kushte edhe pse nuk ka një vendim të drejtësisë Amerikane lidhur me këto akuza, e vërteta është që pasojat aktivitetit korruptiv të këtij zyrtari kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda mbi Opozitën dhe demokracinë në vendin tonë.
Kështu kjo qeveri ia ka dalë ta marrë këtë mandat të tretë përmes bllokimit të mbështetjes ndërkombëtare për Opozitën, nëpërmjet një lobimi të korruptuar kundër saj.
Për pasojë, aktualisht jemi nën një grusht të pastër shteti te realizuar ne 25 prill, në një komplot të pastër të organizuar kundër Opozitës.
Jemi nën thundrën e nje regjimi të kalbur, radiografinë e të cilit tashmë e panë të gjithë dhe që me zbardhjen përfundimtare të ketij procesi i ka padyshim ditet e numeruara.