Aksident në Unazën e Madhe të Tiranës, përplasen 2 automjete

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës mbrëmjen e kësaj të marte, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Kopshtit Zoologjik.

Drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë që në vendngjarje ka prezencë policore që po orientojnë trafikun dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Latest articles

Related articles