Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës mbrëmjen e kësaj të marte, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Kopshtit Zoologjik.
Drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta.
Ndërkohë që në vendngjarje ka prezencë policore që po orientojnë trafikun dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.