– Oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur hapësirë për të shtrirë bizneset e tij në Shqipëri. Pavarësisht se hetohej për korrupsion nga drejtësia amerikane, shteti shqiptar e ka lejuar që të ngrejë biznes e mbadje të bashkëpunojë për marrjen e një koncensioni për ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë.
Nga të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit Rrezulton se Deripaska ka ngritur një kompani në vitin 2001 me subjekt ‘Ndërtim, Projektim të veprave të ndryshme. Projektim dhe zbatim ne restaurimin e monumenteve te trashegimnise kulturore, arkitektures. Menaxhimi i mbetjeve jo te rrezikshme’.
Në vendin tonë, oligarku rus ka gjetur dhe dy administratorë me të cilët ka ngritur e menaxhuar kompaninë me emër ‘TREMA ENGINEERING 2’ dhe kapital 545 milionë e 568 mijë lekë të reja. Administratorët identifikohen si Enis K. dhe Eduart Gj.
E njëjta kompani në bashkëpunim me dy të tjera rezulton se ka operuar në ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, të tipit BOT, (Ndërto-Opero-Transfero). Bashkëpunimi është bërë me GR ALBANIA dhe ALB – STAR shpk, shoqëri të menaxhuara përkatësisht nga dy shqiparë, Realdo M. dhe Gentjan F. e Idajet I..
Këto dokumente tregojnë mjaft qartë që projekte të tilla me shumë rëndësi përfundojnë në duart e gabuara për shkak të mungesës së verifikimit nga ana e institucioneve shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që mbylli ‘qiellin’ për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët marrin ende përfitime nga vendi ynë. Kush mban përgjegjësi?